Koreja e Veriut kryen teste bërthamore në çdo kohë, paralajmëron zyrtari amerikan

Një zyrtar amerikan ka paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të kryejë testin e shtatë bërthamor “në çdo kohë”, njofton BBC.
Sung Kim, Përfaqësuesi Special i SHBA-së në Korenë e Veriut, bëri paralajmërimin disa ditë pasi Pheniani testoi tetë raketa balistike rekord të dielën.
Çdo provë e tillë bërthamore do të përballej me një “përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme”, u tha gazetarëve Zëvendës Sekretarja e Shtetit e SHBA, Wendy Sherman.
Pheniani nuk ka kryer një provë bërthamore për pesë vjet.
Megjithatë, tensionet janë rritur në gadishullin Korean. Duke folur nga Xhakarta, Kim tha se Koreja e Veriut kishte testuar një numër të paprecedentë raketash këtë vit – 31 krahasuar me 25 gjatë gjithë vitit të fundit rekord 2019.
“Dhe është vetëm qershori,” u tha ai gazetarëve gjatë një konference në Xhakarta, Indonezi.
Ai shtoi se retorika e përdorur nga zyrtarët e Koresë së Veriut kishte sugjeruar një gatishmëri për të përdorur gjithashtu armë taktike ose bërthamore të përmasave të vogla.
Kur u pyet nga gazetarët se kur do të zhvillohej raundi tjetër i testimit, Kim paralajmëroi se mund të ndodhë “në çdo kohë” – duke përfshirë edhe këtë javë, sipas gazetës Bloomberg.
Ndërkohë, zonja Sherman u tha gazetarëve në Seul – ku ajo ka qenë duke u takuar me zyrtarë të Koresë së Jugut dhe japonez – se çdo test i tillë “do të ishte në kundërshtim të plotë me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
“Unë besoj se jo vetëm ROK (Koreja e Jugut) dhe Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, por e gjithë bota do të përgjigjen në një mënyrë të fortë dhe të qartë,” tha ajo.
Koreja e Veriut ende nuk i është përgjigjur pohimeve të SHBA. (Sipas BBC)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




