‘Ballkani i Hapur’, Presidenti Vuçiç: Nuk zëvendëson BE, sjell përfitime

Botë | 4 vite më parë

Sot është dita e dytë e samitit për nismën “Ballkani i Hapur” që mbahet në Ohër, ku janë të pranishëm që prej pasdites së 7 qershorit Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Malit të Zi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, kryetari i këshillave të Ministrave të Bosje Hercegovinës dhe Presidenti serb. Sa i përket këtij të fundit, Tanjug raporton se Vuçiç ka deklaruar se Ballkani i hapur nuk e zëvendëson Bashkimin Evropian, por sjell përfitime për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Askush nuk thotë se iniciativa “Ballkani i Hapur” do të sjellë më shumë përfitime se BE-ja, por sigurisht që do të sjellë përfitime për të gjithë dhe kjo nismë nuk është zëvendësim për Bashkimin. Iniciativa nuk është alternativë ndaj integrimit evropian, por nuk shoh arsye pse vendet e rajonit të mos bashkëpunojnë më ngushtë, nëse përfitojnë. Unë dola me propozime të reja, për t’u përpjekur të biem dakord se si të ndihmojmë njëri-tjetrin gjatë dimrit për sa i përket ushqimit, balancimit të energjisë elektrike, gazit, si dhe si të ndërtojmë një qendër gazi në të ardhmen”, tha Vuçiç. Ky i fundit ka deklaruar se është një mbështetës i nisjes së negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takua pasditen e 7 qershorit në Ohër, në kuadër të samitit “Ballkani i Hapur”, me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Boshenjë-Hercegovinës. Ata u mblodhën për një darkë pune në liqenin e Ohrit dhe diskutuan situatën në rajon.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme