Zelensky takon trupat ushtarake në Donbas

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vizituar mbrëmjen e së dielën trupat ushtarake ukrainase në vijën e frontit në rajonin lindor të shkatërruar nga lufta në Donbas. Takimin me ushtarët e tij, Zelensky e konfimroi vetë me anë të një video të postuar në rrjetet sociale.

“Ne ishim në Lyssychansk, ishim në Soledar”, tha udhëheqësi, i cili vizitoi postet komanduese në këto qytete afër Sieverodonetsk, një qytet kyç në ofensivën e Moskës në pjesën e minierave të Donbasit.

Ai vizitoi gjithashtu Bakhmut, në rajonin jugperëndimor të Donetsk dhe zhvilloi bisedime me personelin ushtarak, tha presidenca. Gjatë udhëtimit të tij, Zelensky “pa nga afër situatën operacionale në vijën e frontit mbrojtës”, tha presidenca.

“Dua t’ju falënderoj për punën tuaj të shkëlqyer, për shërbimin tuaj, që na mbroni të gjithëve ne, shtetin tonë. U jam mirënjohës të gjithëve”, u tha ai. “Kujdesuni për veten!”. “Jam krenar për të gjithë ata që kam takuar, me të cilët kam shtrënguar duart, kam komunikuar, kam mbështetur”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.

Ai tha gjithashtu se kishte vizituar Zaporizhia, për të takuar banorët e Mariupolit, të cilët arritën të largoheshin nga porti strategjik në Detin Azov, pothuajse plotësisht i shkatërruar nga bombardimet ruse.“Çdo familje ka historinë e vet. Shumica ishin pa burra”, vuri në dukje ai. “Burri i një familjeje shkoi në luftë, burri i një tjetre është në robëri, burri i një tjetre për fat të keq ka vdekur. Një tragjedi. Nuk ka shtëpi, pa njerëz. Por ne duhet të jetojmë për fëmijët. Heronjtë e vërtetë, ata janë mes nesh”.

Zelensky kishte vizituar tashmë linjat e frontit në maj, në rajonin e Kharkiv.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme