Shqipëria dhe Greqia drejt rinovimit të Paktit të Miqësisë për 5 vitet e ardhshme

Shqipëria dhe Greqia do të rinovojnë paktin e Miqësisë. Kathimerini.gr shkruan se qeveria shqiptare është pro rinovimit për 5 vite të Paktit të Miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë mes dy vendeve. Lajmin e kanë konfirmuar për median greke, burime diplomatike.
Ky Pakt u nënshkrua mes dy vendeve në vitin 1996 me një kohëzgjatje 20 vjet, e cila përfundoi në vitin 2018. Më pas u rinovua për një periudhë pesëvjeçare, deri në vitin 2023. Në funksion të skadimit të këtij rinovimi, të dyja palët ranë dakord për rinovimin e tij edhe për pesë vite të tjera.
Ky zhvillim është pjesë e përmirësimit të vazhdueshëm të klimës në marrëdhëniet mes dy vendeve, gjë që u la të kuptohet gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë në tetor 2020, si dhe takimit të tij të fundit me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




