Papa Françesku thirrje udhëheqësve të qeverisë për Ukrainën: Ju lutemi, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim

Botë | 4 vite më parë

Papa Françesku bëri sërish thirrjen e tij drejtuar krerëve të qeverive të dielën për të kërkuar një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, raporton CNN.

“Ndërsa furia e vdekjes dhe shkatërrimit vazhdon dhe pozicionet konfliktuale përhapen, duke nxitur një përshkallëzim që është gjithnjë e më i rrezikshëm për të gjithë, unë rinovoj një apel drejtuar udhëheqësve kombëtarë: Ju lutemi, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim, mos e çoni njerëzimin në rrënim”, tha Papa pas lutjes së tij Regina Coeli në ditën e Rrëshajëve, duke u shfaqur në një dritare të apartamenteve papale me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit.

“Të kryhen negociata reale, bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme. Dëgjoni britmën e dëshpëruar të njerëzve që po vuajnë e shohim çdo ditë në media respektoni jetën njerëzore, ndaloni shkatërrimin makabër të qyteteve dhe fshatrave kudo”, shtoi ai.

Të shtunën, Papa i tha një fëmije nga Ukraina se ai dëshiron të vizitojë Ukrainën dhe do të diskutojë një udhëtim të mundshëm me zyrtarët ukrainas.

Papa bëri një apel të mërkurën për të hequr bllokadën e eksporteve të grurit nga Ukraina.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme