Rusia zhvillon stërvitje me raketa bërthamore

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar fillimin e stërvitjeve ushtarake të të ashtuquajturave Forcat e saj Raketore Strategjike, që nënkupton armët e saj raketore bërthamore.
Stërvitjet përfshijnë raketat balistike ndërkontinentale Yars, të cilat janë gjenerata e re e raketave të testuara për herë të parë në 2007.
Ushtria ruse thotë se stërvitjet, të cilat po zhvillohen në rajonin e Ivanovës pranë Moskës, përfshijnë rreth 1000 personel shërbimi dhe më shumë se 100 automjete.
Raketat nuk do të lëshohen. Stërvitjet përbëhen nga patrullimet, ngritja e sistemeve raketore dhe mbrojtja e tyre nga sulmet.
Manovrat u njoftuan disa orë pasi SHBA tha se do t’i furnizonte ukrainasit me sisteme të avancuara raketash, megjithëse njoftimi për shtyp i ushtrisë ruse nuk i referohej lajmeve nga Uashingtoni./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




