Zelensky: Nuk kemi ndërmend të sulmojmë Rusinë

Botë | 4 vite më parë

“Ukraina nuk ka ndërmend të sulmojë Rusinë” Kështu ka bërë të ditur Presidenti Vladimir Zelensky ndërsa komentoi thashethemet në media se Kievi mund të përdorë sistemet raketore Himars që do të marrë nga Shtetet e Bashkuara për të goditur objektivat në territorin rus, raporton La Repubblica.

“Unë e di që njerëzit në Shtetet e Bashkuara thonë, ose dikush në Shtëpinë e Bardhë po thotë, se ne mund t’i përdorim ata (Himarët, ed) për të sulmuar Rusinë. Ne nuk kemi ndërmend të sulmojmë Rusinë. Ne nuk jemi të interesuar për Federata Ruse. Ne nuk po luftojmë në territorin e tyre“, sqaroi Zelensky.

Sakaq Zelensky shprehet se përpos vështirësive, nuk do të heqin dorë për të mbrojtur vendin e tyre.

“Pozicioni i Ukrainës si një “perimetër mbrojtës” për botën kundër Rusisë do të thotë se Kievi nuk mund të “heqë dorë” nga asgjë. Ne nuk jemi gati të heqim dorë nga asnjë nga territoret tona, sepse territoret tona janë territoret tona: është pavarësia jonë, sovraniteti ynë; ky është problemi. Ka disa vështirësi me disa territore. Janë disa detaje, por të gjitha këto vështirësi mund të diskutoheshin dhe ato diskutime do të ishin të nevojshme për të ndaluar luftën,” tha presidenti ukrainas.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme