Nxirren nga rrënojat 14 pasagjerë të avionit në Nepal, vijojnë kërkimet për 8 të tjerë

Botë | 4 vite më parë

Një avion në Nepal me 22 pasagjerë humbi më 29 maj kontaktet me kontrollin e trafikut ajror disa minuta pasi u ngrit në fluturim. Avioni, i prodhuar nga firma kanadeze e avionëve de Havilland, ishte nisur nga qyteti turistik i Pokhara rreth orës 09:55 drejt Jomsomit, një vend i njohur turistik dhe pelegrinazhi, kur u rrëzua. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë sot nga rrënojat e avionit 14 trupa të pajetë. Zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil, Deo Chandra Lal Karn ka bërë me dije se pavarësisht motit shumë të keq dhe të pafavorshëm, po vijojnë kërkimet për trupat e tjerë.

“Katërmbëdhjetë trupa janë gjetur deri më tani, kërkimi vazhdon për të mbeturin. është shumë i keq, por ne arritëm të çonim një ekip në vendin e përplasjes”, tha ai. Sipas BBC, në avion ishin katër indianë, dy gjermanë dhe 16 nepalianë.

Nepali ka pasur një rekord të mbushur me aksidente aviacioni, shpesh për shkak të ndryshimeve të papritura të motit dhe pistave ajrore të vendosura në terrene shkëmbore që janë të vështira për t’u aksesuar.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme