Ndalimi i importeve të naftës ruse, Presidentja e KE: Nuk e kemi gjetur ende një zgjidhje

Botë | 4 vite më parë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se BE-ja nuk ka arritur ende dakordësinë në lidhje me një marrëveshje për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë një ndalim të mundshëm të importeve të naftës ruse.

“Nuk ka qenë kurrë e lehtë. Është e njëjta gjë tani me paketën e gjashtë. Është shumë e rëndësishme të kemi drejtësi për të gjithë, nuk kemi gjetur ende një zgjidhje për këtë. Pritjet e mia janë të ulëta që do të zgjidhet në 48 orët e ardhshme. Por kam besim se më pas do të ketë një mundësi”, u tha ajo gazetarëve ndërsa mbërriti përpara një samiti të 27 liderëve të BE.

BE kërkon miratimin e të gjitha vendeve anëtare për të vendosur sanksionet, pavarësisht se i shpalli ato gati një muaj më parë.

Hungaria, e cila mbështetet shumë në naftën ruse, është kundërshtari kryesor i ndalimit të importeve./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme