Lavrov: NATO nuk do ta lërë BE-në të vendosë për përdorimin e forcave të saj të armatosura

Botë | 4 vite më parë

“NATO nuk do të lejojë Bashkimin Evropian të vendosë se ku dhe si t’i përdorë forcat e veta të armatosura”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov, raporton La Repubblica.

 “Ata shpikën një ‘busull strategjik’ për t’i dhënë një dimension ushtarak Bashkimit Evropian. Nuk ka gjasa që do të jetë e dobishme sepse në çdo rast Bashkimi Evropian i militarizuar tashmë konsiderohet nga Aleanca Atlantike si një shtesë e NATO-s dhe jo një entitet i pavarur që vendos vetë kur dhe si t’i përdorë forcat e veta të armatosura. Jam i bindur se Bashkimi Evropian nuk do të lejohet ta bëjë këtë”, tha ai.

Në një intervistë për kanalin francez all news LCI , Lavrov tha se “Prioriteti ynë kryesor është çlirimi i Donetskut dhe Luganskut, të cilat tani njihen nga Rusia si shtete të pavarura”. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme