Lufta, sulme të ashpra në rajonin e Luhanskut, Rusia: Kemi vrarë më shumë se 300 ushtarë ukrainas në 24 orët e fundit

Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e saj të 95-të, ndërsa sulme të ashpra janë regjistruar pranë Severodonetsk në rajonin Luhansk. Po ashtu shpërthime të forta janë regjistruar edhe në Kharkiv, në Ukrainën lindore.
Moska ka njoftuar se ka pushtuar qytetin me rëndësi strategjike, Lyman dhe se raketat e saj kanë shkatërruar një arsenal të madh të armëve të ushtrisë ukrainase në Kryvyi Rih, qytetin e origjinës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov pretendon se në 24 orët e fundit janë vrarë më shumë se 300 ushtarë ukrainas.
Ai gjithashtu pretendon se një numër objektivash të tjera ushtarake ukrainase u goditën në ofensivë.
“Në total, si rezultat i sulmeve ajrore ruse, u vranë më shumë se 300 nacionalistë ukrainas dhe u shkatërruan deri në 50 njësi të pajisjeve ushtarake dhe speciale të forcave të armatosura të Ukrainës“, tha ai./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




