Masakra në shkollën në Teksas, Kamala Harris: Të ndalohen armët sulmuese

Botë | 4 vite më parë

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka bërë thirrje për ndalimin e armëve sulmuese, pasi SHBA është përballur së fundmi me dy sulme të rënda.

Thirrjen Harris e bëri teksa ishte e pranishme në funeralin e Ruth Whitfield, 86 vjeçarja që mbeti viktimë e sulmit në supermarket në Buffalo më 14 maj.

Harris, duke renditur një sërë sulmesh vdekjeprurëse të ndodhura në SHBA, tha se ishte koha për të thënë “mjaft është mjaft” ndaj dhunës me armë.

“Të gjithë duhet të ngrihen dhe të bien dakord që kjo nuk duhet të ndodhë në vendin tonë dhe se ne duhet të kemi guximin të bëjmë diçka për të”, tha ajo.

Ajo shtoi se zgjidhja ishte e qartë, ndalimi i armëve sulmuese.

“A e dini se çfarë është një armë sulmi? Ajo është krijuar për një qëllim specifik: për të vrarë shumë qenie njerëzore shpejt. Një armë sulmi është një armë lufte, pa vend në një shoqëri civile“, u shpreh ajo

Autori i sulmit në shkollën në Teksas kishte dy pushkë gjysmë automatike të stilit AR-15, të paktën njërën prej të cilave raportohet se e kishte blerë menjëherë pas ditëlindjes së tij. Pasi u qëllua për vdekje, policia gjeti në posedim të tij rreth 1657 fishekë dhe 60 karikatorë. Nga të shtënat me armë në shkollë humbën jetë 19 të mitur dhe 2 mësues./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme