Putin paralajmëron Francën dhe Gjermaninë për armatosjen e Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

Gjatë një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz këtë mëngjes, Putin u tha dy liderëve se furnizimi i Ukrainës me armë ishte “i rrezikshëm”, duke paralajmëruar “për rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare”, raporton BBC.

Putin tha gjithashtu se ishte i gatshëm të kërkonte mënyra për të transportuar grurin e bllokuar në portet e Ukrainës gjatë fushatës ushtarake të Moskës.

“Rusia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e opsioneve për eksportin e grurit, duke përfshirë eksportin nga portet e Detit të Zi”, tha Kremlini.

“Rritja e furnizimit me plehra dhe produkte bujqësore ruse do të ndihmojë gjithashtu në uljen e tensioneve në tregun global të ushqimit, i cili, natyrisht, do të kërkojë heqjen e sanksioneve përkatëse”.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë,”të cilat janë pezulluar për faj të Kievit”, tha Kremlini.

Vladimir Putin tha gjithashtu se ishte i gatshëm për rifillimin e dialogut mes dy vendeve.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme