Putin: Gati të zhbllokojmë grurin dhe të furnizojmë Europën, nëse Perëndimi heq sanksionet

Botë | 4 vite më parë

Rusia është e gatshme të furnizojë Europën me grurë nëse Perëndimi i heq sanksionet e vendosura. Këtë deklaratë e bëri presidenti rus Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike me kryeministrin italian Mario Dgraghi.

Putin tha se Rusia është e gatshme të japë një kontribut të rëndësishëm në tejkalimin e krizës ushqimore përmes eksportit të drithërave dhe plehrave, me kusht që të hiqen sanksionet e vendosura nga Perëndimi.

“Qëllimi i telefonatës sime me Putinin ishte të pyesja nëse mund të bëhej diçka për të zhbllokuar grurin e mbërthyer në Ukrainë. Është një nismë e parë që mund të fillojë të eksplorohet për të arritur në një bashkëpunim të mundshëm midis Rusisë dhe Ukrainës për zhbllokimin e porteve në Detin e Zi, ku ruhen miliona kuintalë grurë”, tha Dgraghi

Nga ana tjetër presidenti Putin është shprehur se  gruri i bllokuar në portet e Ukrainës nuk mjaftojnë për të zgjidhur krizën ushqimore sepse nevojat janë më të mëdha.

Sipas Dgraghit, Putini “thotë se portet janë të bllokuara sepse janë minuar nga ukrainasit, për mos lejuar sulmin e anijeve ruse”.

Duket se bashkëpunimi sipas Putin mund të konsistojë në “pastrimin e porteve nga minat e Ukrainës për të lejuar zhbllokimin e grurit” ndërsa shton se “nëse hiqen sanksionet, Rusia mund të eksportojë grurë”.

Kriza ushqimore e shkaktuar nga lufta në Ukrainë rrezikon të marrë përmasa gjigante dhe pasoja të tmerrshme humanitare. / La Repubblica

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme