Rekrutonte luftëtarë dhe u siguronte armë ekstremistëve, një shqiptar në SHBA shpallet fajtor për mbështetje të ISIS

Botë | 4 vite më parë

Një shqiptar nga Kosova është shpallur fajtor në SHBA për rekrutim të ushtarëve për ISIS.  Mirsad Kandiçin, 40 vjeç, u shpall fajtor nga një gjykatë federale në Brooklyn, ku rrezikon burgimin e përjetshëm për mbështetje të grupeve ekstremiste.

Sipas provave të paraqitura në gjykatë, Mirsad Kandiç, kishte shumë përgjegjësi brenda organizatës terroriste globale, ISIS, përfshirë rekrutimin e luftëtarëve të huaj dhe sigurimin e armëve për luftëtarët e ISIS-it.

“Në kryerjen e këtyre përgjegjësive, i pandehuri ka punuar drejtpërdrejt me emirët e ISIS-it dhe komandantët në terren, përfshirë Bajro Ikanoviçin, i cili komandonte një kamp trajnimi të ISIS-it në Siri duke filluar në ose rreth vitit 2014. Bajro Ikanoviç, nga ana tjetër, i raportonte Omar Shishanit, atëherë komandant i lartë ushtarak për ISIS-in dhe një këshilltar i rëndësishëm i Abu Bakr al-Baghdadi, i cili ishte, në atë kohë, udhëheqës i ISIS-it dhe kalif i vetëshpallur i Shtetit Islamik”, thuhet në një njoftim të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Mirsad Kandiç, është arrestuar në gusht të vitit 2017 në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjës, ku sipas agjencive të sigurisë kishte hyre më një pasaportë të falsifikuar ukrainase.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme