Të pathënat për Mbretëreshën Elizabeth, del më 29 maj dokumentari për jetën e saj private

Do të publikohet për herë të parë dokumentari që flet për jetën e Mbretëreshës Elizabeth kur ajo ishte fare e re. Dokumentari i cili do zbulojë më shumë për jetën e mbretëreshës Elizabeth, do të publikohet më 29 maj në BBC.
Në dokumentar do të pasqyrohen pamjet e familjes mbretërore teksa pushojnë në bordin e luftanijes HMS Vanguard të Marinës Mbretërore në vitin 1947, anija që ishte në dhe nga Afrika e Jugut për turneun e tyre në atë kohë.
Në pamjet paraprake të publikuara nga BBC, ka fragmente të fjalive të Mbretëreshës Elizabeth nga transmetimi i saj i Krishtlindjeve të vitit 1996, si dhe adresa e saj në Guildhall më 11 qershor 1947. Mbretëresha Elizabeth II festoi në 21 prill 96-vjetorin e lindjes, megjithëse ditëlindja e saj shënohet zyrtarisht në qershor, kur festohet edhe 70-vjetori i të mbajturit të fronit. Elizabeth lindi më 21 prill 1926, në Bruton Street, në qendër të Londrës. Kurorëzimi i saj, në moshën 27-vjeçare, u mbajt në Westminster Abbey, më 2 qershor 1953.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




