Truss: Agresioni rus në Ukrainë nuk do të ndalet

Botë | 4 vite më parë

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha se përpjekjet për të “qetësuar” Vladimir Putin ishin të rrezikshme, në një deklaratë për shtyp përpara udhëtimit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë, raporton BBC

“Agresioni rus nuk mund të ndalet. Duhet ta ndalojmë me forcë. Ne duhet të jemi të vendosur në sigurimin e fitores së Ukrainës me ndihmë ushtarake dhe sanksione. Tani nuk mund ta heqim më këmbën nga pedali i gazit,” tha ajo.

Truss do t’u drejtohet forcave të armatosura në Bosnje dhe Hercegovinë me qëllim që të nxisë aleatët perëndimorë të Mbretërisë së Bashkuar që të sigurohen që presidenti Putin të humbasë luftën në Ukrainë, thuhet në njoftimin për shtyp.

Të mërkurën, Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan krijimin e Grupit Këshillues për krimet e luftës. Grupi do të ndihmojë Njësitë e Krimeve të Luftës të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të lidhura me konfliktin.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme