FBI zbulon komplotin për të vrarë ish-Presidentin George Bush

Departamenti i Drejtësisë ka bërë me dije se një shtetas irakian që jeton në Columbus, në Ohio, dyshohet se ka organizuar një komplot për të vrarë ish-presidentin George Bush. Shtetasi Shihab Ahmed është arrestuar më 24 maj dhe tashmë po përballet me akuzat për komplotin e dyshuar.
Departamenti i Drejtësisë ka bërë me dije gjithashtu se irakiani akuzohet për ndihmë dhe nxitje në tentativën e vrasjes së një ish-zyrtari të Shteteve të Bashkuara, si dhe për një krim emigracioni për përpjekjen e tij për të transportuar ilegalisht katër shtetas të irakianë në SHBA.
“Presidenti Bush ka të gjithë besimin në botë në Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe komunitetet tona të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës,” tha në një deklaratë shefi i shtabit të Bush-it Freddy Ford. FBI e zbuloi komplotin përmes informatorëve konfidencialë, njëri prej të cilëve regjistroi diskutime rreth komplotit të vrasjes me Shihab në takimet e fundit të vitit të kaluar dhe gjatë pranverës, raporton CNN.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




