Presidenti Zelensky: Rusia e ktheu Donbasin në ‘ferr’, e shkatërroi plotësisht

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-mesazh ka akuzuar Rusinë se e ka shndërruar Donbasin në një ‘ferr’. Teksa trupat ruse vijojnë luftimet në rajonin lindor të Donbasit, Zelensky thotë se ky rajon është shkatërruar plotësisht dhe sipas tij, kjo është përpjekje e qëllimshme dhe kriminale për të vrarë sa më shumë ukrainas.

“Ka sulme të vazhdueshme në rajonin e Odesës, në qytetet e Ukrainës qendrore. Donbasi është shkatërruar plotësisht. E gjithë kjo nuk ka dhe nuk mund të ketë ndonjë shpjegim ushtarak për Rusinë. Kjo është një përpjekje e qëllimshme dhe kriminale për të vrarë sa më shumë ukrainas të jetë e mundur. Shkatërroni sa më shumë shtëpi, objekte sociale dhe ndërmarrje”, tha Presidenti Zelensky, raporton BBC.

Më 19 maj, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës akuzoi Rusinë për intensifikimin e sulmeve të saj në Donbas dhe parandalimin e largimit të civilëve.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme