SHBA miraton projektligjin prej 40 miliardë dollarë në mbështetje të Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

Senati amerikan ka miratuar një projekt-ligj të ri prej 40 miliardë dollarësh (32 miliardë paund) për të ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, raporton BBC.

Udhëheqësi i Senatit republikan, Mitch McConnell tha se Kongresi kishte një “përgjegjësi morale” për të mbështetur “vetëmbrojtjen e një demokracie sovrane”.

Kjo paketë është më e madhe e ndihmës emergjente deri më tani  cila e çon ndihmën totale të SHBA-së të dërguar në Ukrainë në më shumë se 50 miliardë dollarë, duke përfshirë 6 miliardë dollarë për asistencë sigurie si trajnime, pajisje, armë dhe mbështetje.

Ndërkohë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vlerësoi paketën e ndihmës si një kontribut të rëndësishëm të SHBA-së për rivendosjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë, Evropë dhe botë.

“Ky është një demonstrim i udhëheqjes së fortë dhe një kontribut i domosdoshëm për mbrojtjen tonë të përbashkët të lirisë”, tha Zelensky.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme