Gjyqi i parë për krimet e luftës në Ukrainë, ushtari rus pranon vrasjen e një civili 62-vjeçar

Botë | 4 vite më parë

Një ushtar rus është deklaruar fajtor për vrasjen e një 62-vjeçari teksa po ecte me biçikletë në një rrugë fshati, në gjyqin e parë të Ukrainës për krime lufte të kryera gjatë pushtimit të Rusisë.

Vadim Shysimarin, 21 vjeç, qëndronte në sallë pa emocioni, ndërsa prokurorët detajuan akuzat se ai kishte qëlluar me AK-47 në drejtim të çiklistit të paarmatosur nga dritarja e një makine në rajonin verilindor Sumy në fund të shkurtit.

Viktima u qëllua për vdekje më pak se tre muaj më parë, në ditët e para të pushtimit.

Shysimarin vjen nga Ust Illyinsk në rajonin juglindor të Irkutsk të Rusisë dhe ishte komandant i divizionit të tankeve Kantemirovskaya në ditën e vrasjes, 28 shkurt, në fshatin Chupakhivka. Në seancë ai pranoi se kishte kryer krimin.

Ukraina vijon me mbledhjen e provave për krimi lufte të kryera nga Rusisë, ndërsa dy ushtarë të tjerë të paidentifikuar pritet të kenë një seancë të parë dëgjimore në Ukrainë brenda disa ditësh./ The Guardian

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme