Finlanda dhe Suedia dorëzojnë zyrtarisht kërkesat për anëtarësimin në NATO

Suedia dhe Finlanda kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesat e tyre për t’u anëtarësuar në NATO. BBC bën me dije se Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg e ka cilësuar si një moment historik kërkesën zyrtare të dy vendeve për t’u anëtarësuar në NATO. Stoltenberg ka thënë se anëtarësimi i vendeve nordike në NATO do rrisë sigurinë e përbashkët.
“Ky është “një moment historik, të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Anëtarësimi i vendeve nordike do të rrisë sigurinë e përbashkët”, tha Steltenberg.
Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson do të takohen NË 19 maj në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA Joe Biden për të diskutuar tema duke përfshirë aplikimet e NATO-s, sigurinë evropiane dhe mbështetjen për Ukrainën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




