Lufta, Zelensky: Rusia lëshon raketa për shkak të dështimit në terren

“Rusia po gjuan raketa me rreze të gjatë mbi infrastrukturën civile dhe ushtarake të Ukrainës, sepse ushtria e saj nuk mund të demonstrojë ndonjë arritje të rëndësishme në terren”. Kështu është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video të publikuar prej tij, raporton BBC.
“E gjithë kjo nuk është vetëm krijimi i tensionit për shtetin testimi i forcës sonë por një lloj përpjekje e ushtrisë ruse për të kompensuar një sërë dështimesh në lindje dhe jug të vendit tonë. Ata nuk mund të demonstrojnë sukses me veprime të përgjithshme ushtarake në zonat ku ata po përpiqen të përparojnë. Kështu që ata po përpiqen të tregojnë sukses përmes raketave të tyre dhe aktiviteteve të tjera. Gjithashtu pa dobi “, u shpreh ai.
Nër të tjera Zelensky tha se sipas tij ka pasur granatime me raketa nga ana e Rusisë në rajonet Lviv, Sumy dhe Chernihiv, sulme ajrore në rajonin e Luhansk dhe “aktivitet sabotazhi” në zonat kufitare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




