Ministria ruse e Mbrojtjes: Dorëzohen brenda 24-orësh 694 ushtarë ukrainas të strehuar në Azovstal

Botë | 4 vite më parë

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se 1 mijë luftëtarë ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit tani janë dorëzuar. Sipas BBC, ministri Sergei Shoigu ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit janë dorëzuar 694 luftëtarë nga ushtria ukrainase dhe batalioni Azov.

“Totali i atyre që janë dorëzuar tani është 959, këtu përfshihen edhe 265 që tha se lanë në evakuimet e para të hënën”, tha ministri. Ata që largohen nga fabrika e çelikut po dërgohen në territorin e kontrolluar nga Rusia.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme