Zelensky bisedë telefonike me kancelarin gjerman: Kemi besim në mbështetjen për anëtarësimin në BE

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Përmes një postimi në Twitter, Zelensky e konsideron “produktive” bidedën me Scholz ndërsa bën të ditur se u diskutua për forcimin e sanksioneve dhe presionit ndaj Rusisë, si dhe perspektivën e paqes. Po ashtu Zelensky tha se shprehu vlerësim për mbështetjen dhe ndihmën nga e Gjermanisë në rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit të plotë në BE . 

“Zhvillova një bisedë produktive me Olaf Scholz. Diskutuan situatën në vijën e parë, presionin e mëtejshëm ndaj Rusisë, shtimin  e sanksioneve, perspektivat e paqes. Gjithashtu i shpreha kancelarit gjerman vlerësimin për ndihmën e Gjermanisë, përfshirë atë mbrojtëse. Ne kemi besim në ndihmën e mëtejshme gjermane në rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit të plotë në BE,” shkruan Zelensky.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme