Rusia: Bisedimet me Ukrainën janë pezulluar! Kievi: Nëse rifillojnë do drejtohen nga Zelensky

Botë | 4 vite më parë

Procesi i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës janë pezulluar.  Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Andrei Rudenko tha se negociatat janë pezulluar pasi Ukraina është tërhequr nga tryeza e bisedimeve.

“Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave,” tha ai.

Lajmin e ka konfirmuar negociatori i Ukrainës, Mikhailo Podolyak, i cili shtoi se nëse ato rinisin, në tryezën e dialogut do jetë vetë presidenti Volodymy Zelensky.

Më herët presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se  “jo të gjitha urat diplomatike janë djegur” në bisedimet me Rusinë. / BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme