Ambasada indiane do të kthehet në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Ambasada indiane në Ukrainë do të kthehet në kryeqytetin Kiev, raporton CNN.

“Me kënaqësi njoftoj kthimin e Ambasadës së Indisë në Kiev së shpejti. Ambasada do të rifillojë funksionimin e saj në Kiev me efekt nga 17 maj 2022, ” thuhet në një postim në Twitter nga ambasada.

Ambasada u zhvendos përkohësisht në Varshavë, Poloni, më 13 mars mes një përshkallëzimi të dhunës pranë kryeqytetit ukrainas gjatë pushtimit rus.

/rtsh.al./


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme