Marine Le Pen nuk rikandidon më për Presidencën franceze: Tre humbje mjaftojnë

Marine Le Pen nuk do të kandidojë më për zgjedhjet presidenciale në Francë, me “përjashtim të ngjarjeve të jashtëzakonshme”. Le Pen e cila humbi përballë Macron tha se humbja e 3 zgjedhjeve janë të mjaftueshme.
“Tre gara presidenciale përbëjnë një rezultat në vetvete. Një proces që më ka lejuar të rrisë idetë nga 18% në 42%. Në një periudhë 10 vjeçare ky rezultat është domethënës dhe shpresoj të shohë një elitë të re në vend deri në 2027-ën”, tha ajo.
Le Pen foli edhe për zgjedhjet brenda partisë së saj, ku pritet të zgjidhet lideri i ri. Ajo nuk dha një datë për zgjedhjet, por tha se kishte një emër në mendje për pasardhësin e saj./ Le Figaro
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




