Kongresmenët amerikanë letër CEO-ve të platformave sociale: Arkivoni gjithçka që provon krimet e luftës në Ukrainë

Katër kongresmenë të SHBA u kanë dërguar një letër CEO-ve të platformave sociale You Tube, Tik Tok, Twitter dhe Facebook, ku u kërkojnë arkivimin e përmbajtjeve që mund të shërbejnë si provë e krimeve të Rusisë në Ukrainë.
Prokurorja e lartë e Ukrainës, Iryna Venediktova ka zbuluar planet lidhur me gjyqin e parë që do të mbahet për krimet e luftës të një ushtari rus të kapur nga forcat ukrainase. Venediktova bëri me dije, sipas Skynews, se 21-vjeçari rus Vadin Shyshimarin akuzohet për vrasjen e një civili 62-vjeçar të paarmatosur, që u qëllua për vdekje teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë katër ditë nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Shyshimarin, i cili shërbeu me një njësi tankesh, akuzohet se ka qëlluar nga dritarja e makinës drejt burrit në fshatin verilindor të Chupakhivka. Ai mund të dënohet deri në 15 vjet burg.
“Ne shkruajmë për të inkurajuar Metën që të ndërmarrë hapa për të ruajtur dhe arkivuar përmbajtjen e shpërndarë në platformat e saj që mund të përdoren potencialisht si prova, pasi qeveria amerikane dhe monitoruesit ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut dhe llogaridhënies hetojnë krimet ruse të luftës. krime kundër njerëzimit dhe mizori të tjera në Ukrainë”, shkruhet në kërkesën e kongresmenëve të SHBA.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




