COVID, BE heq detyrimin për mbajtjen e maskës gjatë udhëtimit me avion

Botë | 4 vite më parë

Maskat nuk do të duhet të vendosen më gjatë fluturimeve dhe në aeroporte në vendet e BE. Vendimi është në përputhje me ndryshimin e politikave COVID në transportin publik në të gjithë Evropën, ndërsa hyn në fuqi nga 16 maji.

Por pavarësisht këtij vendimi, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) rekomandon mbajtjen e distancës fizike dhe higjienës për të reduktuar transmetimin e virusit.

Ndërkohë, fluturimet që mbërrijnë ose nisen nga vendet ku mbajtja e maskës është e detyrueshme, linjat ajrore duhet të inkurajojnë pasagjerët t’i mbajnë ato./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme