Jill Biden pas vizitës në Ukrainë: Po kthehem në SHBA me historitë e ukrainasve me vete

Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden më 8 Maj kreu një vizitë të paparashikueshme në Ukrainë për Ditën e Nënës ku është takuar me zonjën e parë të Ukrainës Olena Zekenska. Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dije se Jill ka vizituar një shkollë që tanimë shërben si strehë e përkohshme për ukrainasit e larguar nga vendi i tyre, dhe ka shprehur mbështetjen e SHBA për popullin ukrainas.
“Zonja e Parë Dr. Jill Biden bëri një vizitë të papritur në Ukrainë për Ditën e Nënës, ku u takua me zonjën e parë të Ukrainës Olena Zelenska dhe vizitoi një shkollë që tani shërben si strehë e përkohshme për ukrainasit e larguar nga vendi i tyre. “Po kthehem në shtëpi në Shtetet e Bashkuara duke mbajtur me vete historitë e nënave dhe fëmijëve që takova. Ashtu siç edhe një nënë tha: “Zemrat tona nuk kanë kufij”. 💕 Ne jemi të përkushtuar të mbështesim Ukrainën, popullin ukrainas dhe aleatët e partnerët tanë”, tha Dr. Jill Biden.”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




