Kim Jong Un letër Vladimir Putin: Marrëdhëniet mes nesh do zhvillohen me kërkesat e kohës!

Koreja e Veriut është një nga vendet që ka shprehur mbështetjen ndaj Rusisë që në nisje të luftën në Ukrainë.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un në një letër drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin e ka uruar këtë të fundit me rastin e festës së saj të Ditës së Fitores më 9 Maj.
NK News raporton se në letrën drejtuar Putin, Kim Jon Un shprehu solidaritetin e tij ndaj Rusisë për luftën ndaj Ukrainës, duke thënë se trupat ruse po tregonin heroizëm dhe sakrificë të jashtëzakonshme.
“Populli rus arriti një fitore të madhe në luftën e drejtësisë që shkatërroi fashizmin – i cili kërcënoi fatin e njerëzimit – duke treguar heroizëm dhe sakrificë të jashtëzakonshme. Dërgoj solidaritet për arritjet e popullit rus që në thelb synojnë “eliminimin” e kërcënimeve politike dhe ushtarake të paraqitura nga “forcat armiqësore” dhe mbrojtjen e dinjitetit, paqes dhe sigurisë së vendit”. Marrëdhëniet miqësore janë strategjike dhe tradicionale” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë dhe do të “forcohen dhe zhvillohen … me kërkesat e kohës”, shkruante Kim.
Rusia festoi 77-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste me një paradë ushtarake masive në Moskë më 9 maj.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




