Probleme shëndetësore, Mbretëresha Elizabeth nuk merr pjesë në hapjen shtetërore të Parlamentit

Mbretëresha Elizabeth nuk do të marrë pjesë në hapjen shtetërore të Parlamentit për shkak të problemeve shëndetësore. Pallati Buckingham ka bëë me dije se do të jetë princi Charles ai që do të mbajë fjalimin në vend të mbretëreshës.
Mbretëresha Elizabeth vuan nga probleme të vazhdueshme të lëvizshmërisë. Në muajin tetor të 2021, monarkja 96-vjeçare u shtrua në spital dhe angazhimet e saj nga ajo kohë kanë qenë vetëm virtuale. Mbretëresha mungoi në ngjarjet e Pashkëve dhe së fundmi u njoftua se nuk do të organizonte festa të kopshtit mbretëror këtë vit.
“Mbretëresha vazhdon të përjetojë probleme episodike të lëvizshmërisë dhe në konsultim me mjekët e saj ka vendosur pa dëshirë që ajo të mos marrë pjesë në hapjen shtetërore të parlamentit nesër. Me kërkesën e Madhërisë së Saj dhe me marrëveshjen e autoriteteve përkatëse, Princi i Uellsit do të lexojë fjalimin e Mbretëreshës në emër të Madhërisë së Saj, me Dukën e Kembrixhit gjithashtu të pranishëm”, ka thënë Pallati Burckingham, raporton Independent.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




