OBSH: 200 objekte të kujdesit shëndetësor janë goditur në Ukrainë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se ka dokumentuar 200 sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt raporton BBC.
Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, tha në një konferencë shtypi se do t’u transmetonte gjetjet e veta atyre që mund të vlerësonin nëse ishin kryer krime.
Gjatë të njëjtës konferencë shtypi, shefi i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus i kërkoi Moskës të ndalonte luftën kundër fqinjit të saj dhe u tha ukrainasve “OBSH qëndron pranë jush”.
Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko tha se 40 spitale në Ukrainë ishin shkatërruar plotësisht.
Lyashko u citua nga agjencia e lajmeve Unian duke thënë se “rreth 500 spitale u dëmtuan, në të cilët nuk mund të ofrohet kujdes mjekësor”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




