Presidenti Zelensky i shqetësuar: Kemi mungesë katastrofike të shërbimeve mjekësore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ngritur shqetësimin lidhur me mungesën e madhe të produkteve medicinale, kjo pasi trupat ruse shkatërruan dhe dëmtuan rreth 400 institucione të kujdesit shëndetësor në Ukrainë.
“Ka një mungesë “katastrofike” të aksesit ndaj shërbimeve mjekësore dhe mjekësisë në zonat e vendit nën pushtimin rus”, tha Zelensky.
Ndërkaq, Presidenti ka deklaruar se operacionet për evakuimin e civilëve nga Mariupol do të vazhdojnë, por forcat ruse nuk i ndalin bombardimet në fabrikën e çelikut Azovstal.
“Gra, shumë fëmijë mbeten atje”, tha ai.
Fabrika e çelikut në Mariupol është pjesa e fundit e qytetit jugor që është ende në duart e trupave ukrainase, raporton BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




