Lufta në Ukrainë, vijojnë operacionet për evakuimin e civilëve, Guterres: Janë evakuuar 500 civilë

Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) kanë nisur një operacion të tretë për evakuimin e civilëve nga qyteti port ukrainas i Mariupol dhe fabrika e çelikut Azovstal, raporton CNN.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ky është operacioni i tretë i tillë për evakuimin e qytetarëve nga zona pas dy operacioneve të tjera.
“Deri më tani, në total, gati 500 civilë kanë gjetur lehtësimin e shumëpritur pasi kanë jetuar nën granatimet e pamëshirshme dhe disponueshmërinë e pakët të ujit, ushqimit dhe kanalizimeve.Të evakuuarit kanë ndarë histori prekëse me stafin e OKB-së – nënat, fëmijët dhe gjyshërit e dobët folën për traumën e tyre. Disa kishin nevojë urgjente për kujdes mjekësor. Shpresoj se koordinimi i vazhdueshëm me Moskën dhe Kievin do të çojë në më shumë pauza humanitare për t’u lejuar civilëve një kalim të sigurt nga luftimet dhe ndihma për të arritur ata në nevojë kritike“, tha Guterres.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




