Sekuestrohet jahti luksoz i oligarkut rus Kerimov me vlerë 300 mln dollarë

Botë | 5 vite më parë

Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se një jaht prej 300 milionë dollarësh, që nënvizohet se i përket oligarkut rus, Suleiman Kerimov, është sekuestruar në Fixhi. Kerimov është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për shkak të sulmit luftarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Një gjykatës në Fixhi vendosi të mërkurën se autoritetet amerikane mund të kapninjahtin “Amadea”. Kerimov u pasurua duke investuar në prodhuesin rus të arit Polyus. Revista Forbes e vlerësoi pasurinë e tij neto në 14.5 miliardë dollarë. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme