SHBA-të armatosin Greqinë me mjete të blinduara

Mediat greke raportojnë se në datat 29 dhe 30 prill 2022, u bë në Selanik marrja e 130 Mjeteve të Zbulimit me Rrota të Blinduara (TTOA-ASV) M1117 , të cilat i shtohen 44 -ve të marra në dhjetor 2021.
M1117 i ofrohen përmes programit të SHBA- së Excess Defense Arts (EDA) dhe përdoren në misione zbulimi dhe vëzhgimi, duke rritur ndjeshëm aftësitë operacionale të Ushtrisë, për shkak të fleksibilitetit dhe armaturës së përmirësuar të tyre. Marrja e TTOA M1117 do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme siç është planifikuar.
Kjo armatosje vjen në një situatë të tensionuar mes Turqisë dhe Greqisë. Avionë turq kanë shkelur disa herë hapsirën ajrore duke fluturuar mbi ishujt grek.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




