Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së pezullon anëtarësimin e Rusisë

Botë | 5 vite më parë

Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së (UNWTO) ka pezulluar anëtarësimin e Rusisë. Vendimi i pezullimit u njoftua disa orë para takimit të qeverisë ruse, raporton CNN.

“Anëtarët e UNWTO votuan për pezullimin e Rusisë. Në mbledhjen e Asamblesë së parë të jashtëzakonshme të Përgjithshme të UNWTO, anëtarët debatuan pezullimin e Rusisë nga Organizata. Rusia nuk pranoi të ngrinte dhe të mbronte pozicionin e saj dhe njoftoi tërheqjen e saj nga UNWTO,” njoftoi UNWTO në rrjetin social Twitter.

Po ashtu edhe Ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar daljen e Rusisë nga Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së në një deklaratë të botuar të mërkurën.

“Pala ruse nuk e sheh të arsyeshme të vazhdojë punën në UNWTO, udhëheqja e së cilës fal politizimin e aktiviteteve të saj dhe mbështet hapur diskriminimin ndaj vendit tonë. Në këtë drejtim, Federata Ruse ka vendosur të tërhiqet nga Organizata Botërore e Turizmit”, thuhet në deklaratë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme