Vladimir Putin paralajmëron: Nëse dikush tenton të ndërhyjë, goditja nga ne do jetë e shpejtë

Botë | 5 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar çdo vend që do përpiqet që të ndërhyjë në Ukrainë dhe do krijojë kërcënime strategjjike të papranueshme për Rusinë, se do të përballet me një përgjigje ‘rrufe’ nga Moska. Putin ishte i prerë kur tha se trupat ruse nuk do të hezitojnë të përdorin armatimet më moderne nëse do ndihen të ‘kërcënuar’.

Deklaratat, presidenti rus, i bëri gjatë fjalimit para ligjvënësve në Shën Petersburg.

“Nëse dikush synon të ndërhyjë në ngjarjet e vazhdueshme (në Ukrainë) nga jashtë dhe të krijojë kërcënime strategjike të papranueshme për ne, atëherë ata duhet ta dinë se përgjigja jonë ndaj atyre goditjeve do të jetë e shpejtë.

Ne kemi të gjitha mjetet për këtë – ato për të cilat askush nuk mund të mburret. Dhe ne nuk do të mburremi. Ne do t’i përdorim ato nëse është e nevojshme. Dhe unë dua që të gjithë ta dinë këtë.

Ne kemi marrë tashmë të gjitha vendimet për këtë”, tha Putin, raporton The Guardian.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme