Presidenti Zelensky: Do na duhen 7 mliliardë dollarë çdo muaj deri në verë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video mesazh u ka bërë të ditur ministrave të financave të botës se vendit të tij do i duhen 7 miliardë dollarë çdo muaj deri në verë. Ai u bëri thirrje komunitetit global që të përjashtojnë Rusinë nga institucionet financiare ndërkombëtare, duke përfshirë Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, etj.
Presidenti ukrainas tha se për rindërtimin e vendit të tij më vonë do duhen qindra miliardë dollarë.
“Do të na duhen qindra miliarda dollarë për të rindërtuar të gjithë këtë më vonë. Duhet të përgatiteni menjëherë për të prishur të gjitha marrëdhëniet me Rusinë”, tha ai, raporton BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




