Agjencia e OKB-së për refugjatët: Më shumë se pesë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

Botë | 5 vite më parë

Më shumë se pesë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit, tha të mërkurën Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) raporton CNN.

Përveç 5,012,708 refugjatëve të regjistruar, të paktën shtatë milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Ukrainë pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) nga fillimi i prillit.

Shumica e atyre që ikin nga Ukraina kanë udhëtuar në Poloninë fqinje, ndërsa të tjerët kanë mbërritur në Hungari, Sllovaki, Rumani, Moldavi, Rusi dhe Bjellorusi.

Sipas UNHCR-së, 90% janë gra ose fëmijë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme