Rastet e hepatitit janë zbuluar tek fëmijët në Evropë dhe SHBA

Botë | 5 vite më parë

Zyrtarë të shëndetësië në disa vende të botës po hetojnë raste të pashpjegueshme të hepatitit tek fëmijët që janë regjistruar në katër vende europiane dhe SHBA.

Raste të inflamacionit të mëlcisë janë raportuar në Danimarkë, Irlandë, Hollandë, Spanjë dhen SHBA, por shkaku nuk është akoma i ditur. Qendra europiane për Kontrollin e sëmundjeve nuk ka specifikuar se sa raste janë regjistruar ekzaktësisht në katër vendet e BE-së. Por organizata botërore e shëndetëssisë është shprehur se rreth pesë të tilla janë identifikuar në Irlandë, dhe tre në Spanjë.

Hetimet për shkakun e infektimeve po vijojnë në të gjitha vendet europiane të prekura. Në SHBA, departamenti public i Alabamës, thotë se në atë shtet janë regjistruar nëntë raste të hepatitit tek fëmijë nga mosha një deri në gjashtë vjec, dy prej të cilëve tashmë kanë nevojë për transplant mëlcie. 

Mbretëria e bashkuar ka regjistruar numrin më të madh të fëmijëve të prekur me sëmundjen, 74 raste deri tani, por javën e shkuar agjencina britanike e sigurisë së shëndetit tha se viruset që zakonisht shkaktojnë hepatitin nuk janë gjurmuar në këto raste. Si rezultat, hetuesit po kërkojnë shkaqet e tjera, dhe besojnë se shkaku më i mundshëm mund të jetë adenovirusi i zakonshëm. Adenoviruset janë një familje virusësh që zakonisht shkaktojnë sëmundje me pasoja më pak të rënda si ftohja, të vjellat dhe diarrhea.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme