Lavrov: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë

Botë | 5 vite më parë

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov deklaron se Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, por vetëm armët konvencionale, raporton BBC.

Në fillim të luftës, Vladimir Putin urdhëroi që forcat bërthamore të Rusisë të viheshin në gatishmëri të lartë dhe një numër figurash të qeverisë ruse kanë sinjalizuar se vendi do të ishte i gatshëm t’i përdorte ato në rrethana të caktuara.

Lavrov thotë gjithashtu se me ofensivën ruse të fokusuar tani në lindje të Ukrainës, lufta po hyn në një fazë të re, duke i bërë jehonë komenteve të ngjashme nga ushtria ukrainase.

“Operacioni në lindje të Ukrainës synon, siç u njoftua që në fillim, të çlirojë plotësisht republikat [të vetëshpallura] Donetsk dhe Luhansk. Dhe ky operacion do të vazhdojë.  Një fazë tjetër e këtij operacioni po fillon dhe jam i sigurt se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë këtij operacioni special”, tha Lavrov.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme