Banka Botërore përgatit 3 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Botë | 5 vite më parë

Grupi i Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatisin mbështetje financiare për Ukrainën, raporton BBC.

Në një deklaratë të përbashkët, drejtuesit e dy agjencive thanë se ishin të shqetësuar nga efektet e mundshme të përhapjes së pushtimit rus.

Ata përmendën rritjen e çmimeve të mallrave, ndërprerjet në tregjet financiare dhe rrezikun e nxitjes së mëtejshme të inflacionit global.

Banka Botërore tha se do të premtonte 3 miliardë dollarë (2.3 miliardë £) në muajt e ardhshëm, duke përfshirë të paktën 350 milion dollarë në javën e ardhshme.

FMN-ja ndërkohë tha se do të shqyrtojë me shpejtësi kërkesën e Ukrainës për financim emergjent. Ajo gjithashtu shpreson të vërë në dispozicion 2.2 miliardë dollarë fonde deri në qershor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme