Kancelari austriak zbulon detaje nga takimi “jo miqësor” me Putin

Botë | 5 vite më parë

Kancelari i Austrisë Karl Nehammer, dha më shumë detaje nga takimi i tij ballë për ballë me presidentin rus, Vladimir Putin, javën e kaluar. Në një intervistë për “Meet the Press” të NBC, Nehammer tregoi se shkoi për të ballafaquar Putinin me provat për krimet e luftës që, sipas tij, janë kryer në Ukrainë, teksa ishte lideri i parë perëndimor që u ul me presidentin rus që kur ai filloi pushtimin e tij në shkurt. 

 

“Ne pamë krimet e luftës atje. Dhe priftërinjtë ortodoksë na thanë se ushtarët rusë qëlluan civilët. Dhe pas udhëtimit në Ukrainë, bëra një udhëtim në Moskë për t’u përballur me Presidentin Putin me atë që pashë.” tregoi ai. 

Nehammer e përshkroi atë bisedë si “jo miqësore”, por “të sinqertë dhe të ashpër”. 

“I thashë atë që pashë. Kam parë krimet e luftës. Pashë humbjen masive të ushtrisë ruse. Dhe i thashë se ka nevojë për korridore humanitare për civilët, si në Mariupol apo Kharkiv për shembull. Civilët kanë nevojë për ujë dhe ata duhet të kujdesen për të plagosurit atje”, tha ai. 

 

Nehammer tha gjithashtu se Putin tha se do të bashkëpunonte me një hetim ndërkombëtar nga njëra anë, por se lideri rus tha gjithashtu se nuk i beson botës perëndimore. Nehammer shtoi se ai u largua nga takimi i tij me Putinin shumë i shqetësuar për betejën e afërt për Donbasin, e cila do të kishte “humbje të shumta jetësh njerëzore”. 

“Ju e dini se ne të gjithë mund të shohim se po përgatitet [një] betejë masive në rajonin e Donbas. Pala ukrainase është e përgatitur për këtë. Rusia është i përgatitur për këtë. Do të shohim shumë humbje jetësh njerëzish” shtoi ai. 

Por, Nehammer, tha gjithashtu se ka një copëz shprese sepse as Ukraina dhe as udhëheqësit e Rusisë, nuk i hodhën poshtë plotësisht ‘bisedimet e paqes’ ose negociatat, tha ai. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme