Shpallja ‘non grata’ e Johnson, reagon qeveria britanike: Të vendosur të mbështesim Ukrainën

Botë | 5 vite më parë

Pas vendimit të Rusisë për të shpallur ‘non-grata’ kryeministrin Boris Johnson, politikanë dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike, ka ardhur edhe reagimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

 “Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë qëndrojnë të bashkuar në dënimin e veprimeve të qortueshme të qeverisë ruse në Ukrainë dhe duke i bërë thirrje Kremlinit të ndalojë luftën. Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën” – tha zëdhënësi i qeverisë në një prononcim për The Guardian.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi ishte marrë “duke pasur parasysh veprimin e paprecedentë armiqësor nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”.

Kujtojmë se përveç Johnson Rusia shpalli ‘non grata’ edhe Dominic Raab, Grant Shapps, Priti Patel, Rishi Sunak, Këasi Këarteng, Nadine Dorries, James Heappey, Nicola Sturgeon, Suella Braverman dhe Theresa May.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme