Refuzimi i Zelenskyt për vizitën e Presidentit Steinmeier, Scholz: Irrituese!

Botë | 5 vite më parë

Gjermania duket se nuk do ta kalojë lehtë refuzimin e presidentit ukrainas, për të pritur homologun e tij gjeram. Refuzimi i Zelenskyt për vizitën e Presidentit Steinmeier, është komentuar nga kancelari gjerman si “irrituese“.

“Presidenti Steinmeier u rizgjodh së fundmi në Bundestag me një shumicë të madhe dhe përfaqëson Republikën Federale të Gjermanisë”, tha më herët sot zëdhënësi i qeverisë.

Presidenti ukrainas Zelensky kishte refuzuar një vizitë nga presidenti gjerman Steinmeier, por ishte i hapur për një takim me Scholz. Kancelari gjerman tha se nuk do të shkojë në Kiev për momentin.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme