Kryebashkiaku Ukrainas: Rreth 180,000 njerëz presin të evakuohen nga Mariupol

Botë | 5 vite më parë

Deri në 180,000 njerëz janë duke pritur për t’u evakuuar nga brenda dhe rreth qytetit të rrethuar ukrainas të Mariupolit, tha të mërkurën kryebashkiaku Vadym Boychenko raporton Reuters.

Kjo vjen pasi asnjë korridor evakuimi nuk po funksiononte të mërkurën për shkak të forcave ruse që bllokuan autobusët e evakuimit, njoftoi më herët zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.

Gjithsej 150,000 njerëz janë evakuuar nga Mariupol deri më tani, shtoi Boychenko, duke folur gjatë një konference për media në internet. Komentet e Bojçenkos u interpretuan në anglisht përmes Qendrës Mediatike të mbështetur nga qeveria e Ukrainës.

Qyteti strategjik portual është një nga objektivat kryesore të Rusisë dhe është shkatërruar nga granatimet e vazhdueshme gjatë gjithë luftës. 

 
 
 
 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme