Zelensky: Vizita e liderëve në Kiev një gjest mbështetjeje

Botë | 5 vite më parë

Presidentin i Polonisë, Andrzej Duda, presidenti lituanez Gitanas Nauseda, presidenti letonez Egils Levits dhe presidenti estonez Alas Karis udhëtojnë sot drejt Kievit për t’u takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për t’i dhënë mbështetjen e tyre në luftën me Rusinë.

Presidenti Zelensky e ka përshkruar udhëtimin si një “gjest mbështetjeje” për Ukrainën raporton BBC.

Zyrtarët thonë se takimi do të përqendrohet në mënyrat për të ndihmuar civilët ukrainas si dhe ushtrinë.

Kjo vjen një ditë pasi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier anuloi planet për t’u bashkuar me grupin. Ukraina e kishte bërë të qartë se ai nuk ishte i mirëpritur, mes kritikave ndaj tij për të qenë shumë afër Rusisë gjatë kohës së tij si ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Një ndihmës i Presidentit Zelensky thotë se ai priste që kancelarja gjermane, Olaf Scholz, të bënte një vizitë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme